HomeKronikeDhunë në një familje në Vlorë, burri godet me sëpatë në ballë...

Dhunë në një familje në Vlorë, burri godet me sëpatë në ballë gruan, shoqërohet në polici

Advertismentspot_img

Një ngjarje dhune në familje është regjistruar në orët e para të ditës së sotme në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Një çift shtë konfliktuar, ndërsa bashkëshorti dyshohet se ka goditur bashkëshorten 61-vjeçare me një mjet prerës, tip sëpatë, në pjesën e ballit.

Ajo është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas mjekëve, gjendja e saj është e stabilizuar dhe ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dëmtimet janë raportuar si sipërfaqësore, kryesisht në pjesën e ballit.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar bashkëshortin dhe po merr deklarimet e tij, ndërsa po merret në pyetje edhe e dhunuara, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular