HomeAktualitetPërplasjet mes organizatorëve të protestës? Aktivistja Arilda Lleshi akuzon Gent Prognin: Na...

Përplasjet mes organizatorëve të protestës? Aktivistja Arilda Lleshi akuzon Gent Prognin: Na ka kërcënuar me jetë. Reagon Progni: Falenderim për palacot që …

Advertismentspot_img

Përplasjet mes organizatorëve të ‘Revolucionit Flaming’ po thellohen nga dita në ditë, ndërsa debatet për mënyrën e organizimit dhe krijimin e Kuvendit Kombëtar Qytetar tashmë kanë kaluar në akuza publike për presione dhe kërcënime.

Arilda Lleshi, një nga aktivistet e para në nisjen e protestës, ka publikuar një video ku pretendon se ajo dhe persona të tjerë janë kërcënuar nga Gent Progni për shkak të qëndrimeve kundërshtuese ndaj tij.

Sipas Lleshit, konflikti lidhet me procesin e organizimit të protestës dhe veçanërisht me mënyrën e votimit për Kuvendin Kombëtar Qytetar. Ajo pretendon se presionet ndaj zërave kritikë po cenojnë lirinë e mendimit dhe funksionimin demokratik brenda vetë lëvizjes.

Denoncimi i saj shënon një tjetër episod të përplasjeve që kanë dalë gjithnjë e më hapur mes personave të përfshirë në drejtimin e protestës.

Deri tani Gent Progni nuk ka reaguar publikisht ndaj akuzave të Lleshit.

Falenderim per palacot qe sot me sulmojne nderkohe qe skane bere gje ne jete! Une akoma skam mbaruar! Sot edhe me shume edhe me te forte!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular