Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë nga International Democracy Union (IDU) për të qenë pjesë e delegacionit të saj në Konventën Kombëtare të Partisë Republikane 2026, që do të zhvillohet në Dallas, Teksas, më 9 dhe 10 shtator.
Në letrën zyrtare, të datës 7 gusht 2026, sekretarja e përgjithshme dhe drejtoresha ekzekutive e IDU-së, Tina Mercep, konfirmon pjesëmarrjen e Berishës si anëtar i delegacionit të organizatës në këtë aktivitet.
“IDU është e kënaqur që ju do t’i bashkoheni delegacionit dhe jemi të bindur se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike të Partisë Republikane do të jetë me vlerë për ju dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë”, thuhet në letrën drejtuar Berishës. Burime nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme treguan se Gazment Bardhi në kapacitetet e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD ka çuar një kërkesë duke kërkuar një notë verbale shtetërore për t’i mundësuar Berishës marrjen pjesë në këtë aktivitet të republikanëve amerikanë.
Burime nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme per TCH treguan se Gazment Bardhi në kapacitetet e kryetarit të Grupit Parlamentar të PD ka çuar një kërkesë duke kërkuar një notë verbale shtetërore për t’i mundësuar Berishës marrjen pjesë në këtë aktivitet të republikanëve amerikanë.








