Është arrestuar në Londër, Korado Gështënja i shumë kërkuar nga SPAK, pasi është i dyshuar si i përfshirë në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Arrestimi i tij është kryer me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, ndërsa në Angli mësohet se përdorte identitet të rremë.
Kujtojmë më 24 mars të këtij viti u dënua me burgim të përjetshëm Altin Hajri. Ai akuzohet për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Jan Prengës.
Më herët për këtë ngjarje është dënuar edhe F.B., po me burgim të përjetshëm. Ngjarja e rëndë u regjistrua në Kamëz në 17 janar të vitit 2020. Policia arriti në përfundimin se viktima Jan Prenga ishte vrarë po ditën kur ishte rrëmbyer dhe se ishte dërguar pa shenja jete në një resort në Shijak.
Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet një vit më vonë për ata që konsiderohen si porositës dhe organizatorë të rrëmbimit të Jan Prengës, dhe i kërkoi Gjykatës t’i marrë të pandehur.
Sipas SPAK, D.R, dhe G.F., në fund të muajit dhjetor 2019 kanë urdhëruar rrëmbimin e Jan Prengës. Rrëmbimi është porositur pasi shtetasi A.P., vëllai i viktimës dyshohet se ka vjedhur një sasi kokaine në Portin Portsmouth, Angli, që ju përkiste dy të pandehurve, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli. Ky rrëmbim është urdhëruar prej tyre me qëllim që i vëllai i viktimës dhe personat e tjerë të kthenin lëndën narkotike.
Prokuroria konsideron si organizator të rrëmbimit, shtetasit M. B. e K.K. dhe personat që kanë marrë në Kamzë Jan Prengën në datë 17 janar 2020, janë A.D, A.M., G.M. . Trupi i Prengës nuk është gjetur ende.







