HomeKronikeTentuan të fusnin sende të ndaluara në burgun e grave në Pogradec,...

Tentuan të fusnin sende të ndaluara në burgun e grave në Pogradec, shoqërohet në polici familja rumune! Çfarë u gjet në çantën që do i jepnin të afërmes së tyre të dënuar

Advertismentspot_img

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia, pasi tentuan të futnin sende të ndaluara në Institucionin e Ekzekutimit të Veprave Penale për gra në Pojskë të Pogradecit.

Rasti u zbulua një ditë më parë, kur familjarët kishin shkuar për të vizituar të afërmen e tyre, e cila po vuan dënimin për veprën penale të mashtrimit në këtë burg.

Gjatë kontrollit të çantave me rroba që ata kishin sjellë për të dënuarën, punonjësit e burgut zbuluan se ata kishin fshehur një thikë dhe një telefon celular.

Familja rumune kishte mbërritur në Shqipëri vetëm dy ditë më parë.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar arsyet e futjes së thikës, pasi e dënuara nuk ka pasur konflikte me të burgosurat e tjera.

Pas ngjarjes u ushtrua kontroll edhe në qelinë e saj, ku nuk u gjend asnjë send tjetër i paligjshëm. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit vazhdojnë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular