HomeAktualitetTragjedia në familjen shqiptare në SHBA, flet e afërmja: Humbën tre fëmijët...

Tragjedia në familjen shqiptare në SHBA, flet e afërmja: Humbën tre fëmijët dhe shtëpinë brenda një nate! S’e besojnë akoma që kanë vdekur

Advertismentspot_img

Një e afërme e familjes së Gentian Manatit që jeton në SHBA, ka rrëfyer për mediat amerikane detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mëngjesin e së mërkurës, ku banesa e tyre u përfshi nga flakët dhe për pasojë humbën jetën tre fëmijë, ndërsa të tjerët mbetën të plagosur.

Fëmijët që vdiqën ishin binjakë 11-vjeçarë dhe vëllai i tyre 2-vjeçar. Prindërit Gentian Manati dhe gruaja e tij, Albana, i mbijetuan zjarrit, së bashku me dy fëmijët e tjerë të çiftit.

Kushërira Kelly Manati tha se prindërit e kanë të vështirë të pranojnë që fëmijët e tyre kanë ikur.

“Duke humbur tre fëmijë brenda një nate dhe duke qenë pa shtëpi, jeta do të ndryshojë. Jeta e tij, sigurisht, do të ndryshojë përgjithmonë.

Të copëton zemrën kur e dëgjon, sidomos për një kushëri. Përpiqesh të mos jesh emocional, por nuk mund ta ndalosh dot”, u shpreh ajo.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular