HomeKronikeU futën për t’u larë në Drin, rrjedha e ujit merr 5...

U futën për t’u larë në Drin, rrjedha e ujit merr 5 familjarë, një vajzë 7 vjeçare rezulton ende e zhdukur

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjoricë të Bulqizës, ku pesë persona, pjesëtarë të së njëjtës familje, janë marrë nga rrjedha e lumit Drin teksa ishin futur për t’u larë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes dhe paraprakisht dyshohet se mes tyre ndodhej edhe një vajzë rreth 7 vjeç, e cila rezulton ende e zhdukur.

Sipas burimeve policore, gjatë kohës që pesë familjarët ndodheshin në lumë, prurjet e Drinit janë shtuar pas hapjes së portave të një hidrocentrali në Dibër të Madhe. Rritja e menjëhershme e nivelit të ujit ka bërë që ata të përfshihen nga rrjedha.

Familjarët kanë njoftuar Policinë rreth orës 21:00. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë dhe kane nisur kërkimet për gjetjen e vajzës 7-vjeçare, për të cilën dyshohet se është marrë nga rrjedha e lumit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular