HomeBotaPo transportonte të evakuuarit nga përmbytjet në Nepal, aksidentohet autobusi, plagosen 32...

Po transportonte të evakuuarit nga përmbytjet në Nepal, aksidentohet autobusi, plagosen 32 persona

Advertismentspot_img

Të paktën 32 persona janë plagosur pasi një autobus që transportonte njerëz të evakuuar pas përmbytjeve në Rasuwa u përfshi në një aksident në Danda, në Nepal.

Sipas Komitetit Kombëtar të Lajmeve të Nepalit, autobusi po udhëtonte nga kryeqyteti Katmandu drejt Bardiyas, në jugperëndim të vendit, kur u rrëzua në zonën e Dandas.

Në autobus ndodheshin gjithsej 38 pasagjerë, 32 prej të cilëve mbetën të plagosur.

Zëvendësdrejtori i Policisë, Anil Pandit, nga Zyra e Policisë së Distriktit Lindor të Nawalpurit, tha se 27 të plagosur janë trajtuar dhe janë larguar nga spitali, ndërsa pesë të tjerë vijojnë të marrin trajtim mjekësor.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular