HomeKronikeRa në kontakt me telat e tensionit të lartë teksa rregullonte depozitën...

Ra në kontakt me telat e tensionit të lartë teksa rregullonte depozitën e ujit, humb jetën 27-vjeçari në Kamëz

Advertismentspot_img

Një 27-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të hëne në Kamëz, pasi ra në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe viktimë ka mbetur shtetasi Roland Toshi, rreth 27 vjeç.

Mësohet se i riu ishte duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, kur ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike, të cilat ndodheshin sipër godinës.

Ai është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës, por pavarësisht ndihmës mjekësore nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës shtetasi R. T., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se, teksa ndodhej në banesën e xhaxhait të tij, në rrugën “Adriatik”, lagjja nr. 5, Kamëz, duke rregulluar depozitën e ujit mbi banesë, ka rënë në kontakt me telat e linjës elektrike të tensionit të lartë, të cilat ndodheshin sipër banesës.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 27-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular