HomeBotaVIDEO- Sulm me thikë në Times Square, një grua vret një person...

VIDEO- Sulm me thikë në Times Square, një grua vret një person dhe plagos një tjetër, policia e qëllon për vdekje

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Times Square në New York, ku një grua 49-vjeçare ka sulmuar me thikë në mënyrë të rastësishme dy persona, duke vrarë njërin prej tyre dhe plagosur tjetrin. Autoritetet bëjnë me dije se gruaja u qëllua për vdekje nga policia.

Ngjarja ndodhi të hënën, pak para orës 16:30, pranë një stacioni të Policisë së New York-ut, përballë One Times Square, ndërtesa e njohur ku zhvillohet çdo vit ceremonia e numërimit mbrapsht për ndërrimin e viteve.

Sipas autoriteteve 49-vjeçarja, e cila banonte në Queens, nxori dy thika nga një çantë pazari dhe sulmoi fillimisht një burrë 68-vjeçar, i cili sapo kishte dalë nga metroja dhe po priste të kalonte rrugën së bashku me bashkëshorten e tij.

Gruaja e goditi 68-vjeçarin në pjesën e barkut. Vetëm pak sekonda më vonë, ajo sulmoi me thikë edhe një grua 32-vjeçare, duke e goditur gjithashtu në bark.

Të dy të plagosurit u dërguan në spital. Gruaja 32-vjeçare nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë, ndërsa 68-vjeçari ndodhet në gjendje të qëndrueshme, sipas policisë.

Pas sulmit, një numër i madh efektivësh të policisë rrethuan gruan, e cila mbante në duar dy thika të mëdha kuzhine. Sipas policisë, efektivët u përpoqën për disa minuta ta bindnin që t’i hidhte armët.

Gruaja refuzoi dhe u shpreh se nuk do t’i hidhte thikat, duke kërcënuar se preferonte të vriste policët.

Efektivët përdorën fillimisht një pajisje elektrizuese, por ajo nuk arriti ta neutralizonte. Më pas, gruaja u drejtua me shpejtësi drejt policëve duke tundur thikat.

Në këto rrethana, dy efektivë hapën zjarr ndaj saj. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur gruaja bie në tokë dhe policët i vendosin prangat, ndërsa më pas përpiqen t’i japin ndihmën e parë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular