HomeAktualitetAmbasada e SHBA: SPAK në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të...

Ambasada e SHBA: SPAK në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar ndërkombëtar! Luftë kërcënimeve në Europë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara

Advertismentspot_img

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka vënë në dukje bashkëpunimin e SPAK me institucionet ndërkombëtare në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada bëri të ditur se Departamenti amerikan i Drejtësisë, përmes Zyrës së Prokurorëve të Huaj për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin (OPDAT), mbështeti pjesëmarrjen e përfaqësuesve të SPAK në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave, IDEC40.

Konferenca u zhvillua në Buenos Aires të Argjentinës dhe mblodhi përfaqësues të institucioneve të drejtësisë dhe agjencive ligjzbatuese nga vende të ndryshme, me fokus forcimin e bashkëpunimit kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare.

Në kuadër të aktivitetit, drejtuesi i SPAK mori pjesë në takimet e organizuara nga Agjencia Amerikane kundër Narkotikëve (DEA), ndërsa prokurorët shqiptarë zhvilluan gjithsej 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga SHBA-ja, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina.

Sipas Ambasadës amerikane, këto kontakte synojnë të rrisin shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin mes institucioneve, me qëllim goditjen e organizatave kriminale që veprojnë përtej kufijve. Bashkëpunimi përfshin përpjekjet për të adresuar kërcënimet e krimit të organizuar në Europë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa pjesëmarrja e SPAK në forume të tilla shihet si një mundësi për forcimin e lidhjeve operative me partnerët ndërkombëtarë.

REAGIMI
“Divizioni Penal i Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara, përmes OPDAT, e solli SPAK-un në qendër të përpjekjeve globale kundër krimit të organizuar ndërkombëtar. Në Buenos Aires, Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Drogave #IDEC40 nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara kundër Narkotikëve (DEA) – forumi kryesor global i sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara për integrimin operacional, koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve kundër organizatave kriminale ndërkombëtare, përfshirë Organizatat e Huaja Terroriste të përcaktuara nga Shtetet e Bashkuara. Duke u mbështetur në #IDEC40, prokurorët e SPAK zhvilluan 12 takime të nivelit të lartë me homologë nga Shtetet e Bashkuara, Kolumbia, Ekuadori, Ukraina, Paraguai dhe Argjentina, duke forcuar marrëdhëniet dhe koordinimin operacional të nevojshëm për të goditur dhe luftuar kërcënimet ndërkombëtare në Europë, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara”, thuhet ne reagim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular