HomeBotaLufta në Lindjen e Mesme/SHBA godet Iranin, 4 viktima dhe mbi 50...

Lufta në Lindjen e Mesme/SHBA godet Iranin, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur, po merrnin pjesë në një ceremoni martesore

Advertismentspot_img

Një përshkallëzim është regjistruar në konfliktin SHBA-Iran, teksa 4 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur në një ceremoni martese në jug të Iranit, pas një sulmi amerikan, sipas Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane.

Teherani u përgjigj duke nisur sulme me raketa dhe dronë kundër interesave amerikane në Lindjen e Mesme, ndërsa 13 raketa balistike iraniane hynë në hapësirën ajrore jordaneze.

Ringjallja e re e armiqësive ka shkaktuar gjithashtu presion të fortë në tregjet e energjisë, me çmimin e gazit natyror evropian që arriti nivelin e tij më të lartë në tre sitet e fundit.

“Pas një sulmi me raketa amerikane, mbetjet e raketave goditën një shtëpi në qytetin e Kuhestak-ut, në rrethin Shirik të provincës Hormuzgan, ku po zhvillohej një ceremoni martese”, tha Gjysmëhëna e Kuqe.

Një video e postuar në mediat sociale nga autoritetet iraniane tregon dëme të mëdha dhe pjesë raketash në vendin e sulmit të dyshuar amerikan, me britma që dëgjohen në sfond.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular