Vendi do të vijojë të ketë kushte të ngrohta atmosferike. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak gjatë ditës priten alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat do të zhvillohen kryesisht në orët e mesditës.
Ndërkohë në orët e mesditës dhe pasdites do të ketë reshje lokale shiu me intensitet të ulët, kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në zonat jugperëndimore, si dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet dhe të arrijë deri në 14 m/s.
Në hapësirën detare parashikohet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.









