Një konflikt mes dy vëllezërve ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në banesë, për motive të dobëta, ku njëri prej vëllezërve ka goditur me sëpatë vëllain e tij.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga banesa, por është kapur pak minuta më pas nga forcat e Komisariatit të Policisë Korçë.
I plagosuri është transportuar në spitalin e qytetit, ku po merr ndihmën mjekësore. Ai ka marrë një plagë në shpatull dhe, fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, autori është shoqëruar në komisariat, ku po kryhen veprimet e mëtejshme për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.







