Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë një mbledhje me ministrat dhe drejtuesit politikë në Vilën e Kuqe në Sauk.
Burime nga mbledhja thonë se në mbledhje është prezantuar nga secili drejtues politik një kalendar për “Orën e Pranisë Besnike”, ku do të zhvillohen takime në terren me qytetarët.
Një pjesë e takimeve do të nisin që këtë fundjavë, ku në terren do të jenë deputetët dhe zëvendësministrat për të takuar qytetarët lidhur me shqetësimet që ata kanë.
Takimi i sotëm i paraprin një tjetër takimi nesër me grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave.







