HomeBotaVIDEO -‘Këta janë armiqtë e mi, ja çfarë duan...’, Netanyahu nis fushatën...

VIDEO -‘Këta janë armiqtë e mi, ja çfarë duan…’, Netanyahu nis fushatën me një video të krijuar me AI ku shfaqen Mamdani, Erdogan, Khamenei dhe Abbas

Advertismentspot_img

Izraeli po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të tetorit, ndërsa fushata elektorale ka nisur të bëhet gjithnjë e më e pranishme në hapësirën publike.

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka zgjedhur një strategji të drejtpërdrejtë, duke e përqendruar një nga mesazhet e tij te kundërshtarët politikë, por edhe te ata që i konsideron armiq të Izraelit.

Në një video të krijuar me inteligjencë artificiale, shfaqen kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Zohrab Mamdani, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, si dhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas.

Në spot, Mamdani paraqitet duke e konsideruar Erdoganin “pro” dhe duke e pyetur nëse do të marrë pjesë në festën që do të zhvillohet pas humbjes së Netanyahut në zgjedhje.


Më pas, në video shfaqet Khamenei i shtrirë në shtrat, i mbuluar me allçi nga koka te këmbët, ndërsa më tej shfaqet edhe Mahmoud Abbas.

Në skenarin e videos, të katër personazhet shohin në televizor lajmin se Netanyahu ka fituar zgjedhjet. Pas kësaj, Mamdani anulon festën, Khamenei kthehet në bunker, ndërsa Erdogan mbyll telefonin.

Spot-i përfundon me mesazhin politik: “Armiqtë e Izraelit duan që Netanyahu të rrëzohet. Nuk duhet t’i lejojmë ata të fitojnë.”

Videoja është pjesë e përpjekjes së Netanyahut për ta paraqitur garën elektorale edhe si një përballje me kundërshtarët e tij dhe me aktorët që ai i konsideron kërcënim për Izraelin.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular