Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Lëpushë, në Kelmend të Malësisë së Madhe, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën, pasi ka rënë në humnerë.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:52 në fshatin Lëpushë, Kelmend dhe viktimë ka mbetur shtetasi me iniciale F. S.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet policore kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 40-vjeçari kishte pësuar dëmtime të rënda, si pasojë e të cilave ka humbur jetën.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes







