HomePolitike“Ishte talent i madh politik”/ Rama për Ilir Metën: Nuk e mbajti...

“Ishte talent i madh politik”/ Rama për Ilir Metën: Nuk e mbajti dot peshën e pushtetit, u katandis në një personazh qesharak

Advertismentspot_img

Kryeministri Edi Rama është ndalur te figura e ish-presidentit Ilir Meta, duke komentuar rrugëtimin e tij të gjatë në politikë dhe ndryshimin që, sipas tij, ka pësuar ndër vite.

Rama e ka vlerësuar Metën për aftësitë e tij politike, duke e cilësuar si një “talent të madh politik”. Megjithatë, kryeministri ka deklaruar se ish-presidenti nuk ka arritur të përballojë peshën e pushtetit, të cilin e përshkroi si një forcë që ka ndikuar dhe ka ndryshuar shumë figura politike.

Sipas Ramës, pushteti është një “kafshë e përbindshme” që ka mposhtur shumë politikanë gjatë rrugëtimit të tyre. Në këtë kontekst, ai tha se edhe Meta është transformuar politikisht, duke e përshkruar përfundimin e këtij rrugëtimi me një vlerësim të fortë.

Deklarata e kryeministrit vjen në një moment kur figura e Ilir Metës vijon të jetë pjesë e debatit politik, pas një karriere disa dekadëshe në politikën shqiptare, ku ai ka mbajtur poste të rëndësishme, përfshirë atë të kryeministrit, kryetarit të Kuvendit dhe presidentit të Republikës.

Rama u shpreh:

“Ishte një talent, talent i madh politik që nuk e mbajti dot peshën. Pushteti është një kafshë e përbindshme. Ka ngrënë, e ka futur nën vete shumë burra. Domethënë, u katandis në një personazh qesharak”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular