Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një intervistë në emisionin e mbasdites “World News” në Klan News me gazetaren e mirënjohur Linda Karadaku.
Pjesë e intervistës ishte dhe shpjegimi i rolit pro-aktiv të Polonisë veçanërisht në fushën e sigurisë përfshirë dhe përmbushjen e synimit të shpallur për shpenzimet ushtarake në 5 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Gjinali shpjegoi që modeli Polak është unik duke patur parasysh kontekstin demografik, historik , politik dhe ekonomik, gjithashtu. Duke u ndalur në kontekstn historik dhe politik, Gjinali theksoi që veçantia e Polonisë spikat në pozicionimin e saj në Luftën e Dytë Botërore, realiteti politik pas- Luftës së Dytë Botërore , reagimi historik përpara fundit të Luftës së Ftohtë dhe duke vijuar me Integrimin Euro-Atlantik. Në kontekstin politik, Gjinali nënvizoi që Varshava mbetet një nga pikat e takimit politik SHBA-BE duke sjellë në vëmendje përkatësisht , përfshirë dhe marrëdhënien e veçantë politike të Kryeministrit Donald TUSK me lidershipin e Bashkimit Europian dhe të Presidentit të Polonisë me Presidentin e SHBA, Donald TRUMP. Një vlerë e shtuar, në kontekstin politik , që përfshin dhe të njëjtin ushtarak, ka të bëjë dhe me lëvizjen e trupave ushtarake Amerikane, përkatësisht nga Gjermania drejtë Polonisë duke përcjellë një mesazh të fortë politik, shpërfaqje dhe e vlerës së përmendur më lartë.
Duke përmendur dhe 35 vjetorin e Trekëndëshit të Vajmarit ku pjesëmarrin Franca, Polonia dhe Gjermania- Gjinali evokoi rëndësinë e nismës, e krijuar në një epokë pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe kulmoi me anëtarësimin e Polonisë në Bashkimin Europian- “Trekëndëshi i Vajmarit” është një nismë e karakterit ceremonial, por e njëjta mund dhe duhet të transformohet në një funksionalitet efektiv në koherencë me sfidat e reja gjeopolitike dhe të një strategjie të rajonizimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Në fund, Gjinali nënvizoi që armatosja e Polonisë është një garanci për mbrojtjen e sigurisë Europiane. “Po jetojmë në një epokë ku përcaktuese mbi paqen nuk mbetet reduktimi i armatimeve, por shtimi i tyre si një sinjal pro aktiv pozitivisht dhe frenues për secilin veprim të secilës fuqi negativisht agresive dhe me qëllime shtetërore zgjeruese për ndryshime të kufijve politikë”- përfundoi Gjinali
Politologu Ardit Gjinali: Varshava , pika e takimit politik SHBA-BE. Polonia, garant i sigurisë Europiane
RELATED ARTICLES







