Te dashur Miq,
Pas nje auditimi te detajuar (Peer Review) nga Agjensia per Ndihmen Ligjore (Legal Aid Agency), prane Ministrise Britanike te Drejtesise, ne reportin e leshuar diten e djeshme, kompania jone Oliver & Hasani Solicitors eshte vleresuar me nivelin me te larte “KATEGORI E PARE, EKSELENCE” (Category 1, EXCELLENCE) per sherbimet ligjore per komunitetin ne emer te Ministrise se Drejtesise ne ceshtjet e Emigracionit, Azilit dhe Ligjit te se Drejtes Publike (Judicial Review).
Ky vleresim i akordohet kompanise tone per te treten here pas auditimeve te viteve 2019 and 2023 per sherbimet e kryera ne baze te kontrates qe Kompania jone ka me Ministrine e Drejtesise Britanike qe nga Shtatori i vitit 2018 per sherbime ligore te subvencionuara nga shteti dhe fondet publike.
Ky eshte nje vleresim dhe privilegj i jashtezakonshem per punen e palodhur te kompanise tone per sherbime ligjore me legal aid (ndihme ligjore te financuar nga shteti per shtresat ne nevoje).
Per kete dua te falenderoj te gjithe stafin e kompanise tone dhe palet e treta ne fushen e drejtesise me te cilet bashkepunojme tash kaq vite per punen e shkelqyer dhe perkushtimin me profesionalizem, integritet dhe paanshmeri ndaj ligjit dhe drejtesise, ne mbeshtetje te plote dhe te pavarur te shtreses me te deprivuar ne shoqerine Britanike pamvaresisht origjines, nacionalitetit apo etnicitetit.
Krenar me qene shqiptar, pjese e ligjit dhe drejtesise Britanike tashme per plot 20 vjet, sistemi i drejtesise me i miri dhe me i pamvarur ne mbare boten demokratike!
Peer Review Report – Excellence (1)







