Tre shtetas anglezë u shpallën fajtorë pasi u kapën duke punuar në një fermë kanabisi me vlerë 130,000 paund. Në gjykatë u tha se njëri nga të pandehurit, David Jones, mori “vendimin prej budallai” për t’u kujdesur për bimët pasi ishte miqësuar dhe ishte bindur nga disa “zotërinj simpatikë shqiptarë”
Pastaj ai bindi miqtë e tij të bashkoheshin në operacion. Të tre u kujdesën dhe ujitën bimët në një ndërtesë industriale në Amlwch në Anglesey .
Ditën që të tre filluan të punonin së bashku në vendngjarje, policia ndërhyri me forcë dhe të tre u arrestuan.
David Jones, 40 vjeç, Benjamin Bibby, 38 vjeç, dhe Garry Watkinson, 48 vjeç, u shpallën fajtorë, por gjykata tha se se të gjithë e kishin shlyer dënimin që nga arrestimet e tyre më 9 shkurt 2023.
Prokurorja Rabiah Tariq tha se kur policia ekzekutoi fletë-arrestet oficerët ndjenë një erë “të fortë” kanabisi në vendngjarje.
Ata arrestuan Jones te dera, pastaj Bibby dhe Watkinson u gjetën brenda kur policia hyri zbuloi fermën e sofistikuar të kanabisit.
Afër fermës ndodhej një zonë “manikyruese” për paketim dhe shpërndarje. Policia gjithashtu kontrolloi shtëpitë e britanikëve dhe gjeti sende që i lidhnin ata me fabrikën.
Wilkinson kishte marrë udhëzime për kultivimin e kanabisit, një udhëzues për montimin e tendës dhe tre shishe me lëng për kultivim. Të dhënat financiare tregonin gjithashtu transaksionet përkatëse.
Znj. Tariq tha se kultivimi i kanabisit kishte një vlerë potenciale midis 43,120 dhe 129,000 paundëve sipas tregut. Të tre britaniket pranuan fajësinë.
Andrew Scott, duke mbrojtur Jones, tha se ai ishte më shumë fajtor sesa të bashkëpandehurit e tij. Ai madje kishte ngritur një biznes të quajtur Anglesey Fishing Trips, i cili është në vitin e tretë të funksionimit. Është “gjithnjë e më i qëndrueshëm dhe fitimprurës, gjë që është në meritë të tij”, shtoi ai.
Z. Jones gjithashtu bën punë komunitare dhe bamirësie. Gruaja e tij ka mbetur pa punë pas lejes së lindjes.
Peter Killeen, baba i katër fëmijëve, tha se ai është një inxhinier i vetëpunësuar hidraulik dhe sistem ngrohjeje.
Andrew Costello, përfaqësues i Watkinson, tha se ai mori një vendim të gabuar që u përfshi. Nuk ka pasur vepra të tjera penale. Ai punon shumë dhe ka dy fëmijë si dhe një djalë të adoptuar.
Gjykatësi theksoi kur mori vendimin se, “nuk më jep asnjë kënaqësi të dënoj tre njerëz si ju. Jeni të gjithë punëtorë me familje që janë të varura dhe e gjeni veten në prag të burgut për shkak të (vendimeve) prej budallallëkut.”
“Z. Jones, ju morët një vendim tepër të pamenduar, pa dyshim, ndikuan disa zotërinj simpatikë shqiptarë, të cilët u miqësuan me ju” – iu drejtua ai të pandehurit kryesor. “Pastaj ju “tërhoqët” miqtë në operacion.”
Gjykatësi dënoi Jones, me 22 muaj burgim, me kusht. Dy të tjerët morën secili një dënim me shtatë muaj burgim, të pezulluar për 12 muaj.
Gjykatësi tha se dënimet që u janë vënë në dispozicion të pandehurve ishin të mjaftueshëm. Ata të gjithë duhet të paguajnë një shtesë prej 187 paundësh.
Burimi: Daily Post







