HomePolitike“Ndryshime të mëdha në kohë të shkurtër”, Balla nga Paskuqani: Me Rakipin,...

“Ndryshime të mëdha në kohë të shkurtër”, Balla nga Paskuqani: Me Rakipin, Besa me Kamzën ka funksionuar 100%. Do të jetë kryetari i Bashkisë 2027-2031

Advertismentspot_img

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Tiranë, Taulant Balla, së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, zhvilluan një takim me qytetarët në Paskuqan, ku u prezantua dhe projektbuxheti për vitin 2027. Gjatë takimit, Balla është ndalur tek transformimi i infrastrukturës arsimore në Kamëz dhe jo vetëm, duke theksuar se vetëm në gjashtë vitet e fundit janë ndërtuar dhe rikonstruktuar 43 objekte shkollore të reja, me standarde bashkëkohore europiane.
“Kam mbajtur shume shënime sot. Eshtë një punë kolosale e kryer në Kamëz. Eshtë e vërtet ajo që tha Rakipi me 7 gusht 2019 nuk e fshihnim gëzimin, por dhe sfidën që na ishte besuar që më në fund PS të kishte drejtimin e Kamzës. Kisha qenë dhe në fushatë dhe në një prej takimeve elektorale, Rakipi ishte njohës shumë i mirë i problemeve të bashkisë dhe shumë konservator në premtime dhe sot pas 7 vitesh është e drejtë ajo që thotë Rakipi, askush nuk do ta kishte besuar këtë ndryshim të madh në një kohë të shkurtër. Shifrat flasin vet fal punës së madhe. Unë dua ta lidh më një moment të rëndësishëm që ndërlidhet më dy funksionet e reja që në duhet t’i japin lidhjes së PS me njerëzit, besa dhe prania Besnike. Në fakt Besa jonë me Kamzën përmes Rakip Sulit ka funksionuar 100%, pasi jo kudo ka funksinuar. Për Kamzën kandidati, më falni kryetari nuk ndryshon, Rakip Suli do të jetë kryetar i Bashkisë në vitet 2027-2031.

Teksa përmenda Besën dua të them se katër tiparet kryesore të besës Rakip Suli i mëshiron; besimin, empatinë, shërbimin dhe angazhimin” – tha Balla.  
Zoti Balla premtoi që pjesën e ujësjellësit të vjetër të Bovillës nuk është detyra e z.Suli, por e tija dhe premtoi që do të angazhohet që të sigurohet financimi që në miratimin e buxhetit të qeverisë 2027 që do të votohet në dhjetor. Balla kujtoi dhe sistemimin e 180 familjeve të Paskuqanit të prekur nga Unaza e re, ku problemit i është dhënë zgjidhje. Zoti Balla theksoi që dhe Kamza do të përfitojë nga paketa e re e strehimit social, ku çiftet e reja do të jenë përfitues të drejtëpërdrejtë. Drejtuesi politik vlerësoi dhe faktin që Kamza ka përfunduar rindërtimin si dhe premtoi dhe dhënien e çertefikatave të pronësisë. Zoti Balla vlerësoi dhe superinvestimin e kryer nga bashkia tek Parku i Liqenit e Paskuqanit, premoi qe do të vinte me Ministrin e Mjedisit për të shtuar më tej siperfaqen e gjelbëruar në Kamëz sikurse pohoi që prania besnike me qytetarët e Kamzës do të vazhdojë dhe përmes një zyre të posaçme qytetarët do të priten dhe nga kryebashkaiku, ai vet apo kordinatori çdo të premte.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular