HomeKronikeTrafik droge përmes trëndafilave/ Kapen 100 kilogramë kokainë nga Kolumbia në aeroportin...

Trafik droge përmes trëndafilave/ Kapen 100 kilogramë kokainë nga Kolumbia në aeroportin e Athinës, katër shqiptarë të arrestuar

Advertismentspot_img

Gjatë një operacioni të përbashkët të policisë greke dhe agjentëve të DEA-s amerikane është bërë i mundur sekuestrimi i rreth 100 kilogramëve kokainë në aeroportin e Athinës.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës janë ndaluar 6 persona, ndërsa të paktën 4 prej tyre dyshohet se janë shtetas shqiptarë.

Thuhet se lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me trëndafila të freskët, e cila kishte mbërritur në Greqi nga Kolumbia.

Autoritetet greke dhe amerikane kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të grupit kriminal. Sipas të dhënave paraprake, organizata mund të ketë edhe anëtarë të tjerë, të cilët ende nuk janë arrestuar.

Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë, si dhe për zbardhjen e destinacionit final të sasisë së kokainës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular