Dubai, Abu Dhabi, Xhedah dhe Aman rikthehen nga 25 tetori me 12 linja, 49 fluturime në javë dhe tarifa që fillojnë nga vetëm 24,99 euro
Tiranë, 11 shtator 2026 – Këtë javë, Wizz Air rifilloi fluturimet drejt Xhedahut dhe Amanit, si dhe rikonfirmoi rifillimin e fluturimeve drejt Abu Dhabit dhe Dubait më 25 tetor 2026 – katër prej destinacioneve më të njohura në Lindjen e Mesme, duke rilidhur udhëtarët me Gadishullin Arabik. Biletat për të katër destinacionet janë tashmë në shitje në wizzair.com dhe përmes aplikacionit celular të kompanisë ajrore.
Në përputhje me programin aktual të shitjeve, Wizz Air do të rikthejë gradualisht 12 linja dhe 49 fluturime në javë drejt Jordanisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite gjatë sezonit dimëror.
Rikthimi i këtyre fluturimeve do të ofrojë 470,000 vende gjatë sezonit dimëror, duke u mundësuar udhëtarëve nga 9 qytete evropiane akses të drejtpërdrejtë dhe me çmime të përballueshme në destinacione me diell gjatë gjithë vitit, plazhe mahnitëse dhe disa prej destinacioneve kulturore dhe argëtuese më emocionuese të Lindjes së Mesme.
Tarifat nisin nga vetëm 24,99 euro në wizzair.com dhe përmes aplikacionit WIZZ.
PRITJES I ERDHI FUNDI: DIELLI DIMËROR ËSHTË RIKTHYER
Rifillimi i fluturimeve vjen në një kohë kur miliona evropianë po planifikojnë udhëtimet e tyre dimërore dhe kërkojnë të zëvendësojnë ditët e ftohta e të errëta me diell dhe temperatura më të ngrohta. Me temperatura ditore që gjatë dimrit evropian arrijnë rregullisht rreth 25°C, Dubai, Abu Dhabi, Xhedahu dhe Amani ofrojnë mundësinë ideale për pushime dimërore në një klimë të ngrohtë.
Nga silueta ikonike urbane, plazhet, qendrat tregtare dhe mundësitë e argëtimit në Dubai, te monumentet kulturore, peizazhet e shkretëtirës dhe atraksionet familjare në Abu Dhabi; nga qyteti i vjetër historik dhe bregdeti i Detit të Kuq në Xhedah, te ndërthurja dinamike e historisë së lashtë me kulturën moderne urbane në Aman – këto katër destinacione ofrojnë diçka për çdo lloj udhëtari. Rezervoni të gjithë paketën tuaj të pushimeve përmes wizzholidays.wizzair.com.
Vera Jardan, Menaxhere e Komunikimit Korporativ në Wizz Air, u shpreh: “Kemi kënaqësinë të konfirmojmë se Dubai, Abu Dhabi, Xhedahu dhe Amani po rikthehen në rrjetin e Wizz Air. E dimë sa shumë u kanë munguar këto destinacione klientëve tanë dhe rikthimi i tyre vjen pikërisht në momentin e duhur, ndërsa njerëzit fillojnë të planifikojnë pushimet e tyre dimërore.”
Jardan shtoi: “Me 12 linja, 49 fluturime në javë dhe tarifa që nisin nga vetëm 24,99 euro, Wizz Air po e bën sërish Lindjen e Mesme më të aksesueshme dhe më të përballueshme për miliona udhëtarë. Pritjes i erdhi fundi, dielli dimëror është rikthyer dhe mezi presim t’i mirëpresim klientët tanë në bord. Let’s WIZZ!”
Fluturimet që rikthehen do të operojnë sipas grafikut të mëposhtëm:
| Linja | Data e rifillimit | Frekuenca javore | Tarifa më e ulët |
| Larnaka – Abu Dhabi | 27 tetor | 3 | €24.99 |
| Sofje – Abu Dhabi | 27 tetor | 3 | €69.99 |
| Budapest – Aman | 22 shtator | 3 | €29.99 |
| Budapest – Abu Dhabi | 25 tetor | 4 | €59.99 |
| Budapest – Dubai | 25 tetor | 5 | €59.99 |
| Budapest – Xhedah | 27 tetor | 3 | €49.99 |
| Cluj – Abu Dhabi | 27 tetor | 2 | €39.99 |
| Romë – Xhedah | 07 shtator | 4 | €59.99 |
| Krakovë – Abu Dhabi | 27 tetor | 3 | €79.99 |
| Katovicë – Abu Dhabi | 25 tetor | 5 | €69.99 |
| Milano – Xhedah | 06 shtator | 7 | €49.99 |
| Bukuresht – Dubai | 25 tetor | 7 | €79.99 |
Rikthimi gradual i fluturimeve vjen pas rishikimit dhe përditësimit më të fundit nga Agjencia e Bashkimit Europian për Sigurinë e Aviacionit (EASA) të rekomandimeve të saj për zonat e konfliktit në rajon, si dhe pas vlerësimeve të plota operacionale dhe të sigurisë të kryera nga Wizz Air. Kompania ajrore do të vijojë të monitorojë nga afër zhvillimet dhe të koordinohet me autoritetet përkatëse. Të gjitha fluturimet mbeten subjekt i vlerësimeve të vazhdueshme operacionale dhe të sigurisë.







