HomeKronike"Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur", zbardhet telefonata e italianit që...

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”, zbardhet telefonata e italianit që qëlloi për vdekje shqiptarin: U frikësova, ata po silleshin..

Advertismentspot_img

“Mirëmbrëma, jam Roberto Mollo. Kam pasur hajdutë në shtëpi, u mbrojta… njëri ka vdekur.”

Ishin pikërisht këto fjalët e 35-vjeçarit Roberto Mollo në telefonatën e numrit të emergjencës 112, pasi qëlloi me armë zjarri ndaj një grupi grabitësish që dyshohet se tentuan të hynin në banesën ku ai jetonte, në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, Itali.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të së dielës, më 20 shtator. Sipas hetimeve paraprake, Mollo, i cili punon si shofer kamioni, qëlloi 13 herë ndaj personave që po tentonin të kryenin një vjedhje në një banesë në rikonstruksion.

Një prej plumbave goditi 36-vjeçarin shqiptar Gjovalin Lazri, i cili humbi jetën.

Telefonata e Mollo-s me 112 është bërë publike nga televizioni italian “Tg1”. Në regjistrim, 35-vjeçari dëgjohet duke i shpjeguar operatorit se çfarë kishte ndodhur.

“Kam pasur frikë, jam i dëshpëruar. Po më silleshin nëpër shtëpi”, dëgjohet të thotë ai.

Më pas, telefonata kalon te karabinierët. Mollo u tregon atyre se ishte i armatosur dhe se kishte qëlluar në përpjekje për t’u mbrojtur.

“Unë jam i armatosur, u mbrojta. Tani është një person në tokë, nuk e di nëse ka vdekur”, shprehet ai.

Kur pyetet nëse kishte përdorur armën, 35-vjeçari përgjigjet: “Po, i qëllova”.

“Ky person ishte i maskuar, ishte jashtë në oborr. E mbylla derën, por u tremba dhe qëllova”, shton Mollo.

Sipas autoriteteve italiane, Gjovalin Lazri u gjet pranë daljes së oborrit të banesës. Ai kishte veshur një kapuç dhe doreza, ndërsa me vete mbante edhe një elektrik dore.

Gjatë kontrollit, në xhepat e tij u gjet një kaçavidë, si dhe rreth 2 mijë euro. Hetuesit po verifikojnë nëse kjo shumë parash mund të ketë lidhje me grabitje të tjera, raportojnë mediat italiane.

Dyshimet e para të hetuesve janë se grupi që veproi në Baldissero d’Alba mund të jetë pjesë e një bande “grabitësish në lëvizje”, që udhëtojnë nga një zonë në tjetrën dhe kryejnë disa vjedhje brenda së njëjtës natë.

Hetimet vijojnë për të rindërtuar me saktësi dinamikën e ngjarjes, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në tentativën e grabitjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular