HomeAktualitetTragjedi në Itali: Sipërmarrësi shqiptar gjendet i vdekur, dyshohet se ra nga...

Tragjedi në Itali: Sipërmarrësi shqiptar gjendet i vdekur, dyshohet se ra nga ashensori

Advertismentspot_img

ITALI – Një 51-vjeçar shqiptar, pronar i një kompanie ndërtimi, u gjet i vdekur në një kantier ndërtimi në Padova. Dyshohet se gjeti vdekjen e menjëhershme pasi ra nga ashensori.

Mbrëmjen e djeshme, familja e 51-vjeçarit, banor i zonës së Vicencës dhe pronar i një kompanie murature, filloi të shqetësohej për mungesën e tij. Sipërmarrësi shqiptar, i cili bënte rregullisht udhëtime të shkurtra brenda zonës së Padovës, nuk iu përgjigjuri telefonatave ose mesazheve, duke ngritur menjëherë shqetësime tek të afërmit e tij.

Shqiptari kishte shkuar në kantierin e ndërtimit në Via Goito, ku po zhvilloheshin punime rikonstruksioni në një ndërtesë historike. Furgoni i tij Fiat Daily, me kutinë e ngarkesës të lënë hapur, u pa i parkuar disa metra larg ndërtesës, çka e shtyu familjen të kontaktonte autoritetet.
Pas kërkimeve ai i gjet i pajetë në vendin e ashensorit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular