HomeAktualitetQëlloi me lugë e shishe të rinjtë protestues, reagon Delina Fico: Po...

Qëlloi me lugë e shishe të rinjtë protestues, reagon Delina Fico: Po haja qofte dhe po pija birra, s’përmbajta veten kur i përmendën Bledit “gruan”

Advertismentspot_img

Delina Fico, bashkëshortja e ish-ministrit të Brendshëm dhe deputetit të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, ka reaguar lidhur me ngjarjen e krijuar një ditë më parë, ku në një nga zonat e kryeqytetit, ajo së bashku me bashkëshortin e saj ranë “pre” e disa të rinjve protestues.

Në një deklaratë për “Top Channel”, Fico ka treguar se ngjarja ndodhi teksa ajo dhe Çuçi ndodheshin në një lokal në Pazarin e Ri, së bashku me dy miq të tyre. Sipas saj, një grup të rinjsh të pozicionuar pranë lokalit nisën t’i drejtoheshin deputetit me thirrje fyese, ndërsa më pas komentet u shtrinë edhe ndaj saj.

Fico tregon se fillimisht u përpoq të mos reagonte, por situata ndryshoi në momentin kur protestuesit nisën t’i drejtoheshin asaj personalisht. Ajo pranon se në atë moment humbi qetësinë dhe reagoi duke hedhur drejt tyre shishet e ujit që kishte në tavolinë, pavarësisht përpjekjeve të bashkëshortit dhe miqve të saj për ta qetësuar.

“Ne ishim në Pazarin e Ri në lokal aty po hanim qofte dhe po pinim birra me dy miqtë tanë. Në një moment, një grup të rinjsh të pozicionuar djathtas lokalit edhe filluan të bërtisnin “hajdut, hajdut”, nxorën kamerat dhe filluan të bërtisnin “hajdut, hajdut”. Pastaj shtuan edhe fjalën gruaja jote, hajdut, gruaja jote hajdut. Unë të them të drejtën u irritova në momentin kur shtuan gruan, domethënë mua. Dhe pastaj nuk e përmbajta dot veten dhe i qëllova me ato shishet e ujit, megjithëse Bledi dhe dy miqtë që ishin afër dhe një mik që ishte në një tavolinë afër mu afruan dhe thanë “leri, mos i konsidero se atë vëmendje duan”.

Veçanërisht iu drejtova dy vajzave të reja, i thashë si mund ta bëni këtë gjë, si mund të shani një grua dhe në fakt do kisha shumë dëshirë t’i takoja dhe të flisja me to sepse është një qëndrim shumë i gabuar. Shiko, ajo që ishte më lënduese ishte se ky grup të rinjsh rrinin djathtas, ndërkohë një burrë më i madh se ata rrinte në të majtë edhe i drejtonte si dirigjentë, por vetë fshihej si skuth”, tregoi Fico.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular