HomeKronikeE rëndë në Fushë Krujë/Aksidentohen 3 automjete, 1 i vdekur! 2 në...

E rëndë në Fushë Krujë/Aksidentohen 3 automjete, 1 i vdekur! 2 në gjendje të rëndë te Trauma

Advertismentspot_img

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Kamberas në Fushë Krujë. Sipas raportimeve paraprake nga gazetari Besar Bajraktaraj, një i ri i moshës 19 vjeç ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë janë plagosur.

Të lënduarit, përkatësisht të moshës 35 dhe 38 vjeç, janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar për mjekim në spitalin e Traumës. Në aksident janë përfshirë tre automjete, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak i përplasjes të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

“Rreth orës 21:15, në Fushë-Krujë, në vendin e quajtur “Kameras”, janë përplasur tre automjete, me drejtues shtetasit B. D., 35 vjeç, E. Sh., rreth 19 vjeç, dhe L. S., 38 vjeç.

Si pasojë, shtetasit B. D. dhe E. Sh. janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi L. Z., rreth 19 vjeç, pasagjer në njërin prej automjeteve, ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Njëri prej shoferëve është shoqëruar për në komisariat. Sakaq, hetimet po vijojnë nga grupi hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular