HomeAktualitetMuaji i mjaltit u kthye në tragjedi/ 4 shqiptarë humbën jetën në...

Muaji i mjaltit u kthye në tragjedi/ 4 shqiptarë humbën jetën në Athinë, njëra prej viktimave priste fëmijën e parë

Advertismentspot_img

Tragjedia në Plaka të Athinës ka marrë përmasa edhe më të dhimbshme, pasi mes gjashtë personave që humbën jetën pas shembjes së një ndërtese ishin edhe katër shqiptarë.

Nicoletta Gioni, mike e familjeve të viktimave, ka rrëfyer për Newsbomb detaje prekëse për dy çiftet shqiptare që ndodheshin në ndërtesën e shembur.

Mes viktimave ishte Florida Hoxha, e cila sapo ishte martuar me Ian Alexander Kirkpatrick. Gioni e përshkroi Floridën si një grua të jashtëzakonshme dhe një avokate të shkëlqyer.

“Ajo ishte një person i mrekullueshëm. Një avokate e shkëlqyer. Plot jetë”, tha ajo, duke shprehur tronditjen për humbjen e saj.

Erisa ishte shtatzënë, priste vajzën e saj të parë

Veçanërisht prekëse është historia e çiftit Florin Hoxha dhe Erisa Cani. Të sapomartuar, ata kishin udhëtuar drejt Greqisë për muajin e mjaltit, ndërsa sipas mikes së familjes, po përjetonin një nga periudhat më të lumtura të jetës së tyre.

“Florin dhe Eris ishin shumë të emocionuar sepse prisnin fëmijën e tyre të parë”, tha Gioni.

Ajo zbuloi se Erisa ishte shtatzënë dhe priste një vajzë.

“Eris ishte shtatzënë me vajzën e tyre”, u shpreh ajo me emocion.

Florida Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, 37 vjeç, ndodheshin në katin e parë të ndërtesës, ku kishin rezervuar një apartament përmes Airbnb. Në të njëjtin kat qëndronin edhe Erisa Cani dhe Florin Hoxha.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijoi për orë të tëra pas shembjes së ndërtesës. Në orët e para të mëngjesit të së shtunës u gjetën trupat e një gruaje dhe më pas i një burri, që rezultuan të ishin çifti i të moshuarve që jetonte në katin e dytë.

Pak para orës 13:00 u gjetën edhe dy turistët amerikanë që qëndronin në katin e parë, ndërsa pak pas orës 13:30 u nxorën nga rrënojat edhe dy viktimat e fundit.

Me përfundimin e operacionit të kërkim-shpëtimit, bilanci tragjik i shembjes së ndërtesës shkoi në gjashtë viktima, mes tyre katër shqiptarë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular