HomeKronikeAksident në aksin Levan-Tepelenë, dy drejtues mjetesh të plagosur

Aksident në aksin Levan-Tepelenë, dy drejtues mjetesh të plagosur

Advertismentspot_img

Një aksident rrugor është regjistruar në vendin e quajtur Fratar, në aksin Levan-Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe menaxhimin e trafikut.

Paraprakisht, dyshohet se shkaqet e aksidentit mund të jenë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular