HomeKronikeEMRI/Aksident në Berat, makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë, transporohet me urgjencë në...

EMRI/Aksident në Berat, makina përplas 40-vjeçarin me biçikletë, transporohet me urgjencë në Tiranë! Shoferi u largua nga vendngjarja

Advertismentspot_img

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Ura e Kuçit,në fshatin Poshnje.

Një automjet ka përplasur në rrugë një shtetas, që ishte duke qarkulluar me biçikletë dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Kanë qenë kalimtarët e rastit, ata që pasi kanë parë një person të shtrirë në rrugë,kanë njoftuar policinë.

I plagosuri,shtetasi Endri Selfaj, është transportuar me ambulancë në Repartin e Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore,është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për shkak të plagëve të marra.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që kanë kryer edhe veprimet e para hetimore në vendngjarje.

Gjithashtu janë marrë edhe kamerat e sigurisë të bizneseve dhe banesave përgjatë këtij aksi,për të bërë të mundur identifikim e mjetit që shkaktoi aksidentin dhe ndalimin e drejtuesit të mjetit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular