Janë bërë publike së fundmi pamjet tronditëse të aksidentit të rëndë rrugor në Manisa të Turqisë, ku humbën jetën 11 persona dhe 27 të tjerë mbetën të plagosur.
Ngjarja tragjike u regjistrua pranë zonës së Akhisarit, në autostradën Gebze-Orhangazi-Izmir, ku një autobus turistik u përplas me një kamion. Momenti i aksidentit është fiksuar nga kamerat e sigurisë të sistemit të monitorimit elektronik të trafikut.
Pamjet dokumentojnë çastin e përplasjes së fortë, e cila përfundoi me pasoja tragjike dhe la pas dhjetëra viktima e të plagosur.
Pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policia, ndërsa të plagosurit u transportuan në spitalet e zonës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Autoritetet turke po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit të rëndë.







