HomeSocialeReshje shiu dhe mjegull, ja parashikimi i motit për sot! Sa do...

Reshje shiu dhe mjegull, ja parashikimi i motit për sot! Sa do të jenë temperaturat

Advertismentspot_img

Vendi ynë do të karakterizohet ditën e sotme nga mot relativisht i paqëndrueshëm, me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Sipas parashikimit meteorologjik, reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, afatshkurtra dhe me intensitet të ulët.

Reshjet pritet të shfaqen nga orët e mesditës deri në pasdite, kryesisht në zonat malore të Shqipërisë së mesme dhe në jug-juglindje. Pas orëve të pasdites, reshjet do të ndërpriten.

Gjatë orëve të mëngjesit deri në mesditë, në zonat luginore parashikohet gjithashtu mjegull e dendur lokale dhe mjegullinë.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje-lindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, herë pas here, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 m/s.

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 2-3 ballë.

1
2
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular