HomeKronikeShakaja fatale në lokalin luksoz të dasmave në Fushë-Krujë, si humbi jetën...

Shakaja fatale në lokalin luksoz të dasmave në Fushë-Krujë, si humbi jetën kamarieri 16-vjeçar, ishte nipi i pronarit

Advertismentspot_img

Një ngjarje tragjike i ka marrë jetën një 16-vjeçari, i cili punonte si kamarier në një lokal. Në pranga kanë rënë një 26-vjeçar, koleg i viktimës, si dhe pronari i biznesit, i akuzuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave.

Viktima, Enes Isaku, ndodhej në ambientet e lokalit kur, në momentin e ngjarjes, po bënte shaka me një kamarier tjetër. Sipas të dhënave paraprake, 16-vjeçari ishte futur në ashensor për të zbritur në katin e parë, kur kolegu 26-vjeçar e ka shtyrë me duar dhe ka shtypur butonin për vënien në lëvizje të ashensorit.

Në atë moment, ashensori ka pësuar një shkëputje të menjëhershme, duke bërë që i mituri të përplasej me kokë në pllaka. Përplasja rezultoi fatale për 16-vjeçarin, ndërsa defekti i ashensorit rrezikoi edhe jetën e kamarierit tjetër, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

Në pranga ka rënë edhe pronari i lokalit, Afrim Vathi, i cili është gjithashtu gjyshi i viktimës. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë dhe fshehje të të ardhurave. Sipas informacioneve, pak momente para tragjedisë, ashensori ishte përdorur edhe nga vetë pronari.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike dhe për të përcaktuar përgjegjësitë për vdekjen e 16-vjeçarit. Hetimet pritet të hedhin dritë edhe mbi kushtet e sigurisë në ambientet e lokalit dhe gjendjen teknike të ashensorit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular