HomeOP EDNeurokirurgjia shqiptare në një etapë të re/nga MENTOR PETRELA

Neurokirurgjia shqiptare në një etapë të re/nga MENTOR PETRELA

Advertismentspot_img

MENTOR PETRELA

Neurokirurgjia shqiptare pret Kongresin në suazën e Federatës Botërore të Shoqatave të Neurokirurgjisë WFNS këtë javë, 17-18 tetor në Tiranë. Ngjarje e jashtëzakonshme e rangut global e organizuar, meritë e neurokirurgut Fatos Olldashi. Ndër neurokirurgët e parë të shkollës shqiptare me ambicie pozitive arriti të realizojë një endërr të kahershme të pasionit të tij në respekt të profesionit dhe atdhedashurisë. Është privilegj kur studentë si Fatosi të nderojnë në këtë nivel. Vlerat e konservuara në kujtesën kolektive nga pionieri neurokirurg gjerman që ushtroi në periudhën e Mbretit Zog, Walter Lehmann, tek themeluesi i neurokirurgjisë shqiptare Xhelal Kurti do të mbeten në formimin e gjeneratave të ardhshme të neurokirurgëve në Shqipëri.

Le të kthehemi pak në kohë kur Ylli Popa më 1989 në fund të regjimit totalitar mori iniciativën dhe organizoi në Tiranë për herë të parë në historinë e mjekësisë shqiptare një event, Kursin Ndërkombëtar të Perfeksionimit në Sëmundjet e Qarkullimit të Enëve të Gjakut në rang Ballkanik. Tematikat ishin Kardiologji, Kardiokirurgji, Neurologji, Neurokirurgji me pjesmarrës nga gjithë Ballkani dhe të ftuar eminenca profesorësh francezë e gjermanë. Ishte dritarja e parë që Ylli Popa hapte drejt Europës përzgjodhi neurokirurgjinë jo për rastësi, por nga që udhëhiqte me botime ndërkombëtare me Impakt Faktor kur deri më sot në nivel nuk e kanë arritur specialitetet e tjera.

Më vonë organizimi i Teaching Course në maj 2022 në Tiranë u vendos në kalendarin e Shoqatës Europiane të Neurokirurgjisë EANS dhe u realizua nga një tjetër student i shkëlqyer modest, neurokirurgu Ridvan Alimehmeti, i cili bëri të mundur ardhjen në Tiranë për tri dite të 259 neurokirurgëve nga e gjithë Europa një sukses fantastik. Kjo premisë vlen për organizimin e Kongresit të EANS një objektiv për të ardhmen e afërt kur kushtet e hotelerisë në bazë të standardeve që po plotësohen do ta bëjnë Tiranën qytetin pritës.

Shtylla kurrizore është një nga sistemet e trupit që me rritjen e jetëgjatësisë paraqet problematika të rëndësishme për mirëqënien e shëndetin. Zhvillimet e neurokirurgjisë në drejtim të kuptimit dhe trajtimit ndoqën evolucionin i specieve të Darvinit me vertikalizimin e njeriut që e bëri shtyllën kurrizore të tij t’i nënshtrohej forcës së gravitetit. Në këto 15 mijë vjetët e sedentarizimit qenia njerëzore vetëm në dy shekujt e fundit pas revolucionit industrial u lehtësua në peshëngritje, por fitoi jetëgjatësinë një faktor tjetër i rëndësishëm për kurrizin. Problematikat e shtyllës kurrizore u shtuan, sëmundjet e fituara e të lindura të saj u identifikuan mirë nga Rontgeni, tek CT skaneri, MRI Rezonanca biologjia etj.. Kush mund të mohojë se nga mosha 35 vjeç ose më herët nuk ka ndjerë në jetën e tij një herë së paku dhembje qafe, kurrizi ose mesi, qoftë edhe për 2-3 ditë?

Tashmë mekanika e shtyllës kurrizore, funksionimi i saj janë vizualizuar mjaft mirë, por historia, ekzaminimi klinik me palpacionin e mobilizimin e kurrizit bëjnë diagnozën.

Kongresi në Tirane do të sjelleë 40 Faculty specialistë instruktorë neurokirurgë nga gjithë bota, të cilët do të kryejnë trajnimin e neurokirurgëve të rinj në kurse prekongresuale Handson. Pjesëmarrësit do të trajnohen në kushte virtuale në mulazhe me të gjitha mjetet e vëna në dispozicion nga WFNS për të realizuar operacionet të drejtuara anatomikisht me endoskopinë, exoskopine, mikrokirurgjinë dhe robotikën. Të huaj e shqiptarë do të përfitojnë eksperienca të ndjekura me vlerësime nga tutorë ndërkombetarë. Në dy ditë do të ketë referime diskutime mbi të gjitha indikacionet teknikat, ndërlikimet tendencat dhe aplikimet që teknologjitë inovative bëjnë të mundur. Synimi i organizuesve ka qenë koherent në akreditimin pranë institucionit europian EAÇME ne Bruksel; është një risi për t’u përshëndetur e për t’u konsideruar në të ardhmen nga institucionet shtetërore përgjegjëse. Kongresi i Shtyllës Kurrizore nga agjencia e Brukselit është vlerësuar 13,5 kredite CME, ky shembull duhet të jetë objektivi i qartë i Rrugës së Durrësit dhe të Kavajës në stadin përmbylljes se kapitujve si vend kandidat duke bashkërenditur kriteret e krediteve me BE. Ndryshe duke mbetur vetëm në vlerësimet vendase nuk mundet për paralelizëm psh., të jepet ISO të produkteve ushqimore, kapitull i rëndësishëm në BE, por jo kur nuk ke matës “Pesticidesh”m ashtu mund të ndodhe me “Plagjiaturat” në CME nëse nuk kemi matësit e duhur. Ky fenomen është i rrezikshëm për meritokracinë, nëse nuk formalizohet e kontrollohet në të ardhmen. Shoqëria europiane që aspirojmë është bazuar në sistemin e Edukimit të Vazhdueshëm dhe ky sistem nuk është kaleidoskopik, por studim, testim gjatë gjithë jetës profesionale. Ndryshe, në vend të Doktor Gjelpërës, do kemi Doktor Protogor Dhallën për t’u kuruar, sipas Konicës. Pjesëmarrja e gjerë ndërkombëtare dhe roli i diasporës shqiptare ne realizimin e këtij manifestimi të rëndësishëm është premtues për të ardhmen. E veçanta, kolegët kosovarë, maqedonas e shqiptarë nga Maqedonia e Veriut e fqinjët e tjerë më gjerë nga i gjithë rajoni të pranishëm tregojnë manjetizmin e Tiranës në interesin e edukimit konform normave CME të BE.

Kur Xhejms Xhojci përfundoi Dubliners, në letrat që i drejtonte një miku e të vëllait i shpjegonte se qëllimi im që shkruajta epikleti të Dublinit ishte ta nxirrja nga paraliza shpirtin e qytetit e t’ia bëja të njohur botës qytetin tim.

Tirana ju uron mirëseardhjen!

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular