HomeOP EDLargimi i Ramës qetëson Shqipërinë/nga Bujar Leskaj

Largimi i Ramës qetëson Shqipërinë/nga Bujar Leskaj

Advertismentspot_img

nga Bujar Leskaj

Ngjarjet e 14 tetorit 2026 duhet të shërbejnë si një moment reflektimi për të gjithë klasën tone politike. Kur pakënaqësia qytetare arrin një pikë të tillë sa përplasjet dhe aktet e dhunës bëhen pjesë e zhvillimeve politike, përgjegjësia e drejtimit të vendit nuk mund të reduktohet tek deklaratat për rendin publik, apo tek përpjekjet për të delegjitimuar protestuesit.

Në një demokraci, kryeministri nuk është pronar i pushtetit. Ai është drejtuesi i një qeverie që duhet të gëzojë besimin politik dhe të respektojë Kushtetutën, institucionet dhe të drejtën e qytetarë ve për të protestuar.

Për këtë arsye, pas ngjarjeve të djeshme, largimi i Edi Ramës nga posti i kryeministrit përbën një zgjidhje politike për kapërcimin e krizës. Dhe ky largim duhet të jetë pjesë e një procesi të qartë kushtetues, me synimin për të qetësuar vendin dhe për të krijuar kushtet për një zgjidhje demokratike.

Një qeveri nuk gjykohet vetëm nga jetëgjatësia e saj në pushtet, por edhe nga aftësia për të ruajtur besimin e qytetarëve, për të dëgjuar pakënaqësinë shoqërore dhe për të zgjidhur konfliktet pa e çuar vendin drejt përplasjes.

Ngjarjet e 14 tetorit duhet të analizohen në këtë kontekst. Nëse një krizë politike shoqërohet me protesta të zgjatura, përplasje dhe akte dhune, atëherë përgjegjësia e institucioneve është të identifikojnë shkaqet, të garantojnë sigurinë dhe të krijojnë një rrugëdalje politike.

Nuk mjafton që qeveria të mbështetet tek numrat parlamentarë për të pretenduar se çdo konflikt mund të zgjidhet vetëm përmes shumicës. Qeverisja demokratike kërkon përgjegjshmëri, transparencë dhe respekt për qytetarët që protestojnë.

Pse largimi i Ramës është një alternativë reale politike? Pas një krize të rëndë, një kryeministër ka përgjegjësinë të vlerësojë, nëse vazhdimi i qëndrimit të tij në detyrë kontribuon në stabilitetin e vendit, apo po e thellon përplasjen politike.

Kryeministri është bërë vetë, me korrupsionin dhe paudhësitë e tij 13-vjeçare, pjesë dhe protagonist i konfliktit të ashpër politik që shpërtheu në dhunë dje. Kur pjesa dërrmuese e shoqërisë nuk e sheh si faktor të besueshëm për zgjidhjen e konfliktit, dorëheqja shërben si një akt përgjegjësie politike.

Largimi i Ramës është e vetmja mundësi për të hapur një fazë të re të dialogut mes forcave politike parlamentare dhe protestuesve, si dhe për normalizimin institucional të vendit .

Kjo zgjidhje duhet të shoqërohet me formimin e një qeverie kalimtare me personalitete jashtë politikës, pa anëtarë kabineti nga deputetët e sotëm, me një mandat të përcaktuar qartë për një dialog real ndërmjet forcave politike dhe përfaqësuesve të protestës qytetare.

Qeveria kalimtare duhet të garantojë krijimin e kushteve për zgjedhje të besueshme, perms një Kodi të ri Zgjedhor, si pjesë e marrëveshjes politike mes forcave parlamentare dhe përfaqëuesve të protestës qytetare, duke respektuar procedurat kushtetuese.

Sot kemi përgjegjësinë e rëndë të shmangim përsëritjen e vitit 1997. Shqipëria e asaj kohe përjetoi një krizë të thellë financiare, shkatërrimin e besimit tek institucionet, përhapjen e dhunës dhe një tronditje të rëndë të rendit publik.

Paralajmërimi nga dje është i qartë: kur humbet besimi tek institucionet dhe kanalet politike të zgjidhjes së konfliktit dobësohen, rreziku i destabilizimit rritet. Për të shmangur skenarin e rëndë të vitit 1997, kryeministri duhet të largohe, ndryshe Shqipëria nuk qetësohet

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular