HomeSocialeWIZZ AIR shpallet kompania më e mirë në Evropën Qendrore në SKYTRAX...

WIZZ AIR shpallet kompania më e mirë në Evropën Qendrore në SKYTRAX WORLD AIRLINE AWARDS 2026

Advertismentspot_img

Vlerësimi nga vetë pasagjerët pasqyron përkushtimin e stafit të Wizz Air dhe angazhimin e vazhdueshëm të kompanisë për të ofruar udhëtime të përballueshme, të besueshme dhe në përputhje me nevojat e pasagjerëve

TIRANË, 2 TETOR 2026: Wizz Air, një nga kompanitë ajrore kryesore me kosto ultra të ulët në Evropë, është shpallur kompania ajrore e dytë më e mirë në Evropën Qendrore në renditjen e Skytrax World Airline Awards 2026, një prej vlerësimeve globale më prestigjioze në industrinë e aviacionit.

Të cilësuara shpesh si “Oscar-ët e industrisë së aviacionit”, World Airline Awards vlerësojnë përsosmërinë e kompanive ajrore që prej vitit 1999. Rezultatet përcaktohen përmes një sondazhi global dhe të pavarur mbi kënaqësinë e pasagjerëve: çdo kompani ajrore mund të nominohet dhe kompanitë nuk paguajnë tarifa për pjesëmarrje apo regjistrim. Kjo e bën këtë vlerësim veçanërisht domethënës, pasi pasqyron drejtpërdrejt opinionet dhe përvojat e udhëtarëve.

Renditja e Wizz Air në vendin e dytë në Evropën Qendrore është një vlerësim për punën e më shumë se 10 000 punonjësve të kompanisë, të cilët përfaqësojnë mbi 100 kombësi dhe kontribuojnë çdo ditë për të ofruar udhëtime të sigurta e të besueshme dhe shërbim mikpritës. Kompania shpreh falënderimet e saj të sinqerta për pilotët, ekuipazhet e kabinës, ekipet operacionale dhe stafin e zyrave për përkushtimin e tyre, si edhe për miliona pasagjerë që zgjedhin të udhëtojnë me Wizz Air dhe i besojnë kompanisë.

Ian Malin, drejtor komercial i Wizz Air, u shpreh: “Fakti që pasagjerët na kanë votuar si kompaninë ajrore të dytë më të mirë në Evropën Qendrore është një arritje që, para së gjithash, u përket ekipit tonë. Dua të falënderoj çdo anëtar të ekipit të Wizz Air, veçanërisht pilotët dhe ekuipazhet tona të kabinës, të cilët na përfaqësojnë çdo ditë përpara pasagjerëve, për profesionalizmin, energjinë dhe kujdesin e tyre. Gjithashtu, falënderoj pasagjerët tanë që zgjedhin Wizz Air dhe që vlerësojnë progresin që po bëjmë. Besimi i tyre na motivon të vazhdojmë të përmirësohemi, duke i qëndruar besnikë qëllimit tonë: t’i bëjmë udhëtimet ajrore të përballueshme dhe të arritshme për sa më shumë njerëz.”

Wizz Air operon një rrjet të gjerë prej më shumë se 1 000 linjash në afro 50 vende, me një flotë operacionale prej 273 avionësh. Në vitin 2025, kompania transportoi 68,6 milionë pasagjerë dhe operoi afro 335 000 fluturime të planifikuara, duke lidhur komunitete, familje, biznese dhe udhëtarë në të gjithë Evropën dhe më gjerë.

Ky vlerësim vjen ndërsa Wizz Air vijon zbatimin e programit të transformimit Customer First Compass, me një investim prej 14 miliardë eurosh përgjatë tre viteve, i konceptuar për të përmirësuar çdo fazë të përvojës së pasagjerëve. I ndërtuar mbi katër shtylla – Produkti, Çmimi, Shërbimi dhe Komunikimi – programi synon të përmirësojë performancën operacionale, të zhvillojë më tej zgjidhjet digjitale dhe të vetëshërbimit, të prezantojë produkte të reja dhe të përmirësojë mbështetjen që u ofrohet pasagjerëve para, gjatë dhe pas fluturimit.

Një vit pas nisjes së programit, Wizz Air raportoi një normë mesatare të realizimit të fluturimeve prej 99,5%, zgjeroi flotën dhe inauguroi më shumë se 345 linja të reja. Kompania prezantoi gjithashtu shërbime të reja, përfshirë WIZZ Class, WIZZ Link dhe Disruption Assistance, si dhe përmirësime të mëtejshme të funksionit MyJourney në aplikacionin Wizz Air, duke vijuar njëkohësisht ofrimin e disa prej tarifave më të ulëta në Evropë.

Vlerësimi nga Skytrax përforcon angazhimin e Wizz Air për t’iu përgjigjur nevojave e pasagjerëve, për të investuar te punonjësit e saj dhe për të ofruar një përvojë udhëtimi gjithnjë e më të besueshme, të thjeshtë dhe të përballueshme në të gjithë rrjetin e saj në zgjerim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular