HomePolitike“Këtu është sheshi ku do të firmoset fitorja”, Berisha bën thirrje për...

“Këtu është sheshi ku do të firmoset fitorja”, Berisha bën thirrje për mos bindje civile: Qytetarët të vërshojnë drejt kryeqytetit

Advertismentspot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka bërë thirrje demokratëve dhe qytetarëve nëpër rrethe për mos bindje civile.

“Mos bindje civile është ndihma më e çmuar për studentët luftëtarë, për studentët dhe gjimnazistët, heronj të vërtetë”, tha kreu i PD-së.

Sipas Berishës, këtij regjimi të urryer do t’i dridhet toka nën këmbë.

“Ndërsa qytetarët që mund të vijnë në Tiranë nesër, të vërshojnë drejt kryeqytetit. Këtu është sheshi ku fitorja do të firmoset nga qytetarët shqiptarë.  Edhe një herë, thirrja ime është të gjithë në këmbë për t’i dhënë ndëshkimin e merituar këtij regjimi të urryer të këtij vendi”, u shpreh kryedemokrati.

Në fjalën e tij, Berisha gjithashtu i kërkoi dorëheqjen kryeministrit, Edi Rama.

“Njofto një minutë e më parë dorëheqjen. Jep dorëheqjen, hapi rrugën zgjidhjes së denjë për një vend anëtar në Bashkimin Europian”, tha ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular