Kryeministri Edi Rama ka zbritur për mëngjesin e tretë radhazi në terren, kjo pas revoltës së katërt të dhunshme të studentëve dhe qytetarëve në Tiranë dhe shumë qytete të vendit.
Rama ka qenë në një biznes në “Rrugën e Durrësit” në kryeqytet, ku shpalosi platformën “Dëmi im” që do të jetë në E-albania për të gjitha bizneset që janë prekur nga prishja e katër ditëve të fundit. Rama tha se do ketë një paketë ndihme për ta.
Më pas kryeministri vijoi duke thënë se nuk do ta lejonin opozitën e rrënuar që t’i rrëmbenin liritë.







