HomeAktualitetAurela Gaçe në mbështetje të të rinjve protestues: Kanë humbur shpresën për...

Aurela Gaçe në mbështetje të të rinjve protestues: Kanë humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu

Advertismentspot_img

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka reaguar përmes një mesazhi në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësimin për të ardhmen e të rinjve në Shqipëri, në një kohë kur protestat kundër qeverisë vijojnë prej ditësh.

Përmes disa pyetjeve të drejtpërdrejta, artistja vë në fokus humbjen e shpresës te të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen në vend, si dhe largimin e vazhdueshëm të shqiptarëve drejt emigrimit.

“Kaq vështirë është të kuptojmë se rinia ka humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu?
Pse ikin? Pse duan të ikin?
Kush na e jep përgjigjen? Kush është përgjegjës?”,
shkruan Aurela Gaçe.

Ndërkohë këngëtarja ka ndarë edhe pjesë nga kënga e Doktor Florit “Zemërthyer”.

“Jam i papërfaqësuar, i parealizuar. Unë jam i tradhtuar, jam i nënvlerësua. Unë nuk jam pazar e as matematikë. O politikë e ndyrë jam me gjak, jam me shpirt. E kur fillon për keq të shkojë deri në fund. Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund
E shohin një dritë të vogël, se më keq s’ka ku të shkojë VETEM ME BESIM TEK ZOTI
Ky vend mund të shpëtojë”,
thuhet në tekst.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular