Një person i pajetë është gjetur në lumin Lana në Tiranë. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe identiteti i viktimës
Policia e Shtetit tha se rasti po verifikohet. Ndërkohë, nga burime të pakonfirmuara, dyshohet se bëhet fjalë për një shtetas rreth 60 vjeç.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 12:56, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në lumin Lanë, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 60 vjeç.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se ky shtetas, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në Lanë, ku ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit që ka humbur jetën dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.







