Kryeministri Edi Rama, në një komunikim në Facebook, ka kujtuar ngjarjet e 21 Janarit, duke bërë një paralelizëm me protestat e fundit në kryeqytet.
Rama, në një komunikim në Facebook, tha se i ka ende të freskëta kujtimet e 21 Janarit, kur pati disa zjarre sporadike në këtë perimetër, por nuk u prek asnjë institucion, nuk u hodh asnjë molotov dhe nuk u dëmtua apo dogj askush nga forcat e rendit. Ai kujtoi se atë ditë u vranë me plumba katër protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, të cilët, ndryshe nga sot, nuk mund të shkonin as në spital, pasi i priste druri.
“Ata që përpiqen t’u nxjerrin sytë policëve dhe t’i vrasin, janë kriminelë, por janë fëmijët e këtij vendi. Dëmet nuk janë të vogla, por ndreqen.
”Ky është një nga mijëra gurët e shkulur të bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’u hedhur mbi policinë. Është praktikisht një armë që mund të bëhet edhe vdekjeprurëse. Imazhet që transmetojnë televizionet shfaqin të ashtuquajturin grupin e zjarrit, që nuk ka lidhje me studentët. Kjo është një dhunë e verbër që nuk ka asnjë lidhje me rininë shqiptare.
Këtu nuk po sfidohem unë, nuk po sfidohet qeveria, por po sfidohet një mision, një objektiv, Shqipëria në BE në vitin 2030. Natyrisht që më 21 Janar u qëllua me mijëra plumba kallashnikovësh, madje ka edhe pamje të raketave si ato të Hamasit, por nuk u dogj asnjë biznes, nuk u turrën ata barbarë drejt bankave, sepse Shqipëria sapo kishte dalë nga gërmadhat e piramidave.
Pse sulmohen bankat dhe bankomatet? Është ajo injorancë që thotë: “Shko te bankat se do të gjesh lekë”. Paratë nuk janë aty, sepse bankat e sotme nuk janë bankat e Sudes dhe Xhaferrit, por këta duan popullin në rrugë. Popull në rrugë nuk ka’u shpreh Rama







