HomeAktualitetDronë, pajisje përgjimi e llastiqe për protestuesit? Zbulohet magazina në Tiranë, në...

Dronë, pajisje përgjimi e llastiqe për protestuesit? Zbulohet magazina në Tiranë, në pranga 23-vjeçari

Advertismentspot_img

Një magazinë me mbi 450 pajisje dhe artikuj të dyshuar si të kontrabanduar është zbuluar sot më 19 tetor në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Infrastruktura”.

Ajo që e bën çështjen më delikate është dyshimi se një pjesë e artikujve mund të përdoreshin në protestat e ditëve të fundit, pasi 23-vjeçari u kap duke shitur llastiqe gjuetie dhe sfera metalike.

Sipas Policisë, në momentin e ndërhyrjes, atij iu sekuestruan 30 llastiqe dhe sfera metalike, ndërsa në magazinën që posedonte u gjetën edhe 75 llastiqe të tjera, si dhe një sasi e konsiderueshme sferash.

Mes pajisjeve të sekuestruara janë 239 dronë, pajisje GPS, syze me videoregjistrues, dedektorë dhe pajisje të tjera elektronike, për të cilat i riu nuk dispononte dokumentacion.

Hetimet vijojnë për të zbardhur origjinën dhe destinacionin e pajisjeve.

Njoftimi i policisë

Zbulohet një magazinë me mbi 450 pajisje dhe artikuj (dronë, dedektorë, pajisje zbuluese/regjistruese, etj) të kontrabanduar.

Në magazinë u gjetën edhe 75 llastiqe gjuetie dhe një sasi të konsiderueshme me sfera metalike.

Vihet në pranga 23-vjeçari që posedonte pajisjet/artikujt, dyshohet për qëllime të kundërligjshme.

Ai u kap duke iu shitur llastiqe dhe sfera, pjesëmarrësve në protestat e ditëve të fundit, për të goditur punonjësit e Policisë dhe insitucionet.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara gjatë punës operative, finalizuan operacionin e koduar “Infrastruktura”, gjatë të cilit u arrestua pas konsultimit me prokurorin, shtetasi O. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

23-vjeçari u kap në flagrancë në rrugën “Tre Dëshmorët”, duke iu shitur pjesëmarrësve në protestë, 30 llastiqe gjuetie me sfera metalike, që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Më tej, u krye kontroll në një magazinë që posedonte 23-vjeçari, në rrugën “Kol Koçi”, ku u gjetën:

-239 dronë të madhësive të ndryshme;

-75 llastiqe gjuetie; një sasi të konsiderueshme me sfera metalike;

-44 celularë;

–17 Powerbank, 10 pajisje për lokalizimin GPS të automjeteve; 11 llamba LED; 3 drynë elektronikë me GPS;

-1 pajisje elektronike me antenë (RFGS Detector);

-3 palë syze me videoregjistrues;

-pajisje DVR;

-7 pajisje Bluetooth për automjete; 8 pajisje Blackbox me kamera për automjete;

-1 kompresor, 8 elektrikë dore; 6 pajisje lazer;

-2 pajisje Xiaomi Smart Plug 2; 3 pajisje elektronike; 5 pajisje K-68 për zbulimin e GPS-ve dhe kamerave;

-12 pajisje kompjuterike (mouse); 7 pajisje me lojëra kompjuterike; 7 pajisje Ëatch 10 Pro Max;

-8 çanta me hapje me gjurmë gishtash.

Shtetasi O. M. nuk dispononte asnjë dokumentacion për këto pajisje/artikuj.

Vijon hetimi për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të shtetasit O. M., si dhe për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të parregjistruar në organet tatimore dhe moslëshimi i kuponit tatimor, dëftesës ose faturës tatimore”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular