Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Kamëz. Një sherr mes fqinjëve ka çuar në përdorimin e armës së zjarrit, ku dy vëllezër janë ekzekutuar dhe i treti ka mbetur i plagosur.
Sipas raportimeve paraprake, viktimat janë Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, kurse vëllai i tretë që mbeti i plagosur është SH.I,
Autori i dyshuar i krimit i idetifikuar me iniciale N.M ishte fqinj me vëllezërit, ndërsa është arrestuar nga Policia.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e krimit makabër.
Rrethanat dhe motivet e krimit mbeten të paqarta, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga autoritetet për ngjarjen e rëndë.







