HomeAktualitetEMRAT/Ky është autori që punon në repartit ushtarak të Zall-Herrit i cili...

EMRAT/Ky është autori që punon në repartit ushtarak të Zall-Herrit i cili vrau dy vëllezërit Islamaj në Kamëz! Një tjetër mbetet i plagosur

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Bathores ditën e sotme (19 tetor), ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri dhe një person tjetër ka mbetur i plagosur. Autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi është arrestuar nga policia.

Ngjarja ka ndodhur pranë repartit ushtarak të Zall-Herrit, pas një konflikti.

Viktimat janë identifikuar si Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, ndërsa Shefqet Islamaj ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve të gazetares Xhensila Kodra, autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi është ushtarak dhe është arrestuar pas ngjarjes.

Deri më tani, rrethanat e konfliktit nuk janë sqaruar plotësisht. Autori ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk ka dhënë ende deklarime për ngjarjen.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e konfliktit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular