Nga Bujar Leskaj
KUR POLICIA HYN NË AUDITORE, LIRIA AKADEMIKE ËSHTË NË RREZIK!
Pamje që nuk duhet të ndodhin në një universitet!
Policia brenda auditorëve, në një kohë kur studentët kërkojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për t’u shprehur dhe për të protestuar.
Universiteti nuk është komisariat. Auditori nuk është vend për të frikësuar studentët!
E drejta për protestë është një e drejtë kushtetuese, jo një leje që pushteti ua jep apo ua mohon të rinjve sipas interesit të tij.
Studentët nuk kanë nevojë për presion, por për t’u dëgjuar. Nuk kanë nevojë për frikë, por për liri.
Kur zëri i studentëve shqetëson pushtetin, përgjigjja nuk mund të jetë frikësimi.
Respekt për çdo student që ngre zërin për të drejtat e tij!
LIRIA NUK MUND TË MBYLLET BRENDA AUDITORIT!
“Pamje që nuk duhet të ndodhin në një universitet!”, Bujar Leskaj denoncon nga Vlora: Kur policia hyn në auditore, liria akademike është në rrezik!
RELATED ARTICLES







