HomeAktualitetProtesta në Tiranë, reagon KE: Dënojmë përdorimin e dhunës , përfshirë zjarrvëniet....

Protesta në Tiranë, reagon KE: Dënojmë përdorimin e dhunës , përfshirë zjarrvëniet. Përgjegjësit duhet të mbahen para drejtësisë, përmes një procesi të rregullt ligjor

Advertismentspot_img

Komisioni Europian ka reaguar lidhur me protestat gjashtëditore që kanë përfshirë Tiranën dhe qytete të tjera të Shqipërisë, pas nisjes së tubimeve studentore kundër qeverisë.

Në deklaratën e tij, Komisioni Europian dënon aktet e dhunës, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe dëmtimin e pronës publike e private. Njëkohësisht, thekson se reagimi i forcave të rendit duhet të jetë në përputhje me ligjin dhe proporcional me situatën.

Brukseli nënvizon gjithashtu se personat përgjegjës për aktet e dhunës duhet të dalin para drejtësisë, përmes një procesi të rregullt ligjor.

Deklarata

Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike dhe reagimi ndaj saj duhet të mbetet brenda kufijve të ligjit dhe të jetë proporcional.

Përgjegjësit duhet të mbahen para drejtësisë, përmes një procesi të rregullt ligjor.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, të cilat duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të garantuar mbrojtjen e së drejtës për të protestuar. Në një vend kandidat që është plotësisht i angazhuar në procesin e anëtarësimit në BE dhe që po shënon përparim të rëndësishëm në rrugën drejt integrimit evropian, pakënaqësitë duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular