HomeSportPSG-Barcelona, finale e parakohshme. Përballje interesante në Champions

PSG-Barcelona, finale e parakohshme. Përballje interesante në Champions

Advertismentspot_img

Të martën, 20 tetor, do të zhvillohen nëntë ndeshje, të vlefshme për raundin e tretë në fazën e ligës në Champions League.

Padyshim, vëmendja më e madhe do të jetë në Paris, aty ku kampionët në fuqi të Paris Saint-Germain, do të presin Barcelonën. Dy ekipet vijnë në formë të jashtëzakonshme dhe pas dy fitoreve në start.

Një finale e parakohshme, ku do të përcaktohet edhe kryesuesja, pasi të dyja ekipet kanë nga gjashtë pikë deri tani.

Transfertë delikate për Liverpool, që luan në Spanjë ndaj Villarreal. Anglezët vijnë pas dy fitoreve, ndaj Atletico Madrid dhe LASK, ndërsa synojnë një tjetër sukses.

Spanjollët humbën ndeshjen ndaj Dortmund, por fituan me përmbysje ndaj Napolit.

Atletico Madrid luan në Gjermani, ku do të përballet me skuadrën e Stuttgart. Deri tani, madrilenët numërojnë një fitore dhe një humbje.

Manchester City pret në shtëpi grekët e AEK-ut, ndërsa Napoli luan në shtëpi ndaj Bodo/Glimt.

Roma kërkon fitoren e parë dhe pret Slovan Bratislavan, ndërsa dueli tjetër që do të luhet në orën 21:00, është Porto-PSV.

Më herët, në orën 18:45, do të luhen dy përballje të tjera. Dortmund luan në transfertë ndaj Sabah Baku, ndërsa Fenerbahce pret Slavian e Pragës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular