Edhe motra e saj, Ana Terra, i kushtoi një mesazh prekës në rrjetet sociale…
ktorja dhe këngëtarja braziliane Lua Blanco, e njohur për rolin e Robertës në serialin “Rebelde Brazil”, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare, pas një beteje me kancerin. Lajmi i trishtë u bë i ditur nga familja e artistes, përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale të dielën. Vëllai i saj, Daniel Blanco, njoftoi ndarjen nga jeta të motrës, duke ndarë edhe disa fjalë prekëse për të
Sipas tij, Lua kaloi muajt e fundit duke luftuar me sëmundjen, e rrethuar nga dashuria e familjarëve dhe miqve të saj më të afërt. “Ajo u largua nga kjo jetë në paqe, e mbushur me dashuri dhe me besimin e plotë se po shkonte drejt duarve të Zotit. Ajo do të jetë përgjithmonë me ne, duke na ndriçuar me dritën e saj të fortë dhe të përjetshme”, shkroi Daniel.
Edhe motra e saj, Ana Terra, i kushtoi një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke shkruar: “Jeta është e shkurtër. Të dua, motër. Do të mbetesh përgjithmonë me ne”. Lajmi ka prekur edhe kolegët e artistes, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për familjen e saj.
Lua Blanco lindi më 5 mars 1987 në São Paulo të Brazilit. Ajo u bë e njohur për publikun në vitin 2011, kur interpretoi personazhin e Robertës në versionin brazilian të serialit të famshëm për të rinj “Rebelde”. Përpara këtij roli, ajo ishte shfaqur edhe në produksione të tjera televizive, ndërsa më vonë interpretoi në serialet “Pecado Mortal” dhe “A Força do Querer”.
Përveç aktrimit, Blanco ndërtoi edhe një karrierë në muzikë, si këngëtare dhe kompozitore, si dhe u angazhua në shkrim. Në vitet e fundit, ajo ishte përqendruar më shumë te projektet muzikore, duke lënë disi mënjanë telenovelat. Sipas mediave braziliane, ceremonia e lamtumirës për artisten do të zhvillohet në Rio de Janeiro.







