Ka nisur marshimi i studentëve dhe pedagogëve nga Universiteti i Politeknikut drejt Kryeministrisë. Sipas raportimeve, te Kryeministria pritet që studentët të shprehin kërkesat e tyre.
Ndërkohë, sipas pamjeve, pedagogët po marshojnë duke mbajtur në duar banderolën “Stop dhunës”, një mesazh që u referohet forcave të rendit në lidhje me përplasjet me studentët.







